Identifikohen 15 pika të cilat shkaktojnë depresion te njeriu
https://parstoday.ir/sq/news/uncategorised-i25492-identifikohen_15_pika_të_cilat_shkaktojnë_depresion_te_njeriu
Është bërë një zhvillim i madh drejt të kuptuarit të biologjisë së depresionit. Shkencëtarët kanë identifikuar 15 rajone të gjenomit që lidhen me sëmundjen depresive.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Gusht 21, 2016 17:51 Europe/Tirane
  • Identifikohen 15 pika të cilat shkaktojnë depresion te njeriu

Është bërë një zhvillim i madh drejt të kuptuarit të biologjisë së depresionit. Shkencëtarët kanë identifikuar 15 rajone të gjenomit që lidhen me sëmundjen depresive.

Në hapësirën gjenetike të njeriut (gjeromi) janë identifikuar nga shkencëtarët, plot 15 rajone me gjene që shkaktojnë depresionin, një sëmundje që ka përfshirë mbarë botën. Shkencëtarët në SHBA kanë kryer një studim të gjerë të gjenomit, ku përfshinë rreth 500 mijë persona, duke krahasuar ndryshimet gjenetike të personave që kishin vuajtur nga simptoma depresive me të atyre që nuk kishin provuar simptoma të tilla. Me zbulimin e rajoneve të reja të gjenomit shkencëtarët do të kenë mundësi të vëzhgojnë gjenet specifike të depresionit. Deri më tani, kjo ka qenë e vështirë për shkak se përfshihen qindra e mijëra variante gjenetike që shkencëtarët dyshojnë. Secili gjen, thotë Roy Perlis, jep një sasi të vogël të rrezikut të zhvillimit të depresionit. Dr. Perlis është Drejtor i Qendrës për Barna Eksperimentale në Massachusetts General Hospital në Boston, dhe bashkë-autor i një studimi mbi këtë çështje në revistën Nature Genetics. Ai thotë se njerëzit e shëndetshëm kanë disa prej këtyre variacioneve, por depresioni mund të shfaqet nëse përfshihen gjene të mjaftueshme."Interesi ynë kryesor është se si t’i gjejmë këtë gjene, për të zhvilluar lloje të reja më të mira trajtimi për depresionin”, - thotë zoti Perlis.