Reali e nis me fitore, shkëlqejnë Bale dhe Asensio
Gusht 21, 2016 17:53 Europe/Tirane
Real Madrid ka shënuar fitore përballë Real Sociedad në ndeshjen e parë të edicionit të ri të La Ligas.
Skuadra e Real Madridit ka shënuar fitore të merituar kundër Real Sociedadit me rezultat të pastër 3:0. Reali e nisi shumë mirë ndeshje kur shënoi që në minutën e dytë me anë të Bale, i cili realizoi një gol të bukur me kokë. Kur pritej që me këtë rezultat të përfundonte pjesa e parë, në skenë doli Marco Asensio, i cili shënoi me parabël për 2:0. Bale po ashtu në sekondat e fundit të ndeshjes shënoi edhe golin e tij të dytë dhe të tretë për Realin.