Henry e kritikon Wengerin shkaku i Xhakës
https://parstoday.ir/sq/news/uncategorised-i25816-henry_e_kritikon_wengerin_shkaku_i_xhakës
Thierry Henry ka vazhduar të kritikojë Arsene Wengerin.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Gusht 24, 2016 17:20 Europe/Tirane
  • Henry e kritikon Wengerin shkaku i Xhakës

Thierry Henry ka vazhduar të kritikojë Arsene Wengerin.

Arsenal në dy xhirot e para të Ligës Premier ka marrë vetëm një pikë, dhe kjo ka bërë që legjenda e klubit londinez të akuzojë për rezultatet e dobëta trajnerin francez, Wenger. Henry ka pohuar se nuk e kupton veprimin e trajnerit që të aktivizojë Aaaron Ramseyt dhe Francis Coquelin para mesfushorit Granit Xhaka, i cili është tansferi më i shenjtë për këtë vit i Gunners.“Është enigmë aktivizimi i Ramseyt dhe Coquelin para transferimit më të shtrenjtë gjatë kësaj vere të Arsenalit, Granit Xhaka”.“Askush nuk është duke thënë se kjo dyshe është e keqe, por nëse e transferon një lojtar duke e cilësuar si më të mirin e mesfushës e mos ta aktivizon, unë nuk e kuptoj këtë veprim”, ka thënë Henry.