Planet i banueshëm afër sistemit tonë diellor
https://parstoday.ir/sq/news/uncategorised-i25819-planet_i_banueshëm_afër_sistemit_tonë_diellor
Shkencëtarët të mërkurën kanë njoftuar se kanë zbuluar një planet me madhësi sa të Tokës afër sistemit tonë diellor, duke hapur mundësinë e një bote të banueshme që një ditë mund të eksplorohet nga robotët.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Gusht 24, 2016 17:24 Europe/Tirane
  • Planet i banueshëm afër sistemit tonë diellor

Shkencëtarët të mërkurën kanë njoftuar se kanë zbuluar një planet me madhësi sa të Tokës afër sistemit tonë diellor, duke hapur mundësinë e një bote të banueshme që një ditë mund të eksplorohet nga robotët.

I quajtur Proxima b, planeti ndodhet në një zonë "të butë", ku mund të ketë edhe ujë të lëngshëm - një element kyç për jetë. Zbulimi, i bazuar në të dhëna të mbledhura gjatë 16 vjetëve, është raportuar në revistën shkencore Nature."Ne kemi arritur me sukses të tregojmë se një planet i vogël, me shumë gjasë shkëmbor, sillet afër sistemit tonë diellor", ka thënë bashkëautori i studimit Julien Morin, astrofizikant në Universitetin e Montpellierit, në jug të Francës. "Proxima b do të mund të bëhet ekzoplaneti i parë i vizituar nga një sondë e krijuar nga njerëzit", ka thënë ai për AFP. Ekzoplanet quhet çdo planet që ndodhet jashtë sistemit tonë diellor.