Zbulohet perla më e madhe në botë
https://parstoday.ir/sq/news/uncategorised-i25822-zbulohet_perla_më_e_madhe_në_botë
Një peshkatar ka gjetur margaritarin me të madh në botë, që është konfirmuar ndonjëherë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Gusht 24, 2016 17:26 Europe/Tirane
  • Zbulohet perla më e madhe në botë

Një peshkatar ka gjetur margaritarin me të madh në botë, që është konfirmuar ndonjëherë.

Burri që nuk do të identifikohet, e gjeti perlën e çmuar, 34 kg rreth 10 vjet më parë në brigjet e Palawan Island, të Filipineve. Ai nuk e dinte vlerën e perlës, e cila kushtonte rreth 100 milionë dollarë dhe e kishte mbajtur atë në shtëpi si një hajmali fati. Por një zjarr i rënë në banesën, e detyroi atë që të lëvizte  për të jetuar në një tjetër vend. Peshkatari e dorëzoi perlën në një qendër turistike, ku the tha se e kishte gjetur në një shpellë nënujore. Për nga madhësia, ajo ia kalon edhe Perlës së Allahut, e cila peshon 6.4 kg dhe kushton 35 milionë dollarë. “Peshkatari hodhi spirancën poshtë dhe ajo u mbërthyer tek shkëmbi gjatë një stuhie. Në këto momente, ai vërejti një guaskë dhe notoi poshtë për ta tërhequr. Kjo ndodhi një dekadë më parë dhe ai e mbajti atë në shtëpi. Nuk e di se sa e çmuar ishte por e mbante atë një hajmali  fatsjellëse. Ne u habitëm kur e solli atë tek ne”, tha një nga përfaqësuesit e qendrës turistike.