Bayerni fillon Bundesligën me goleadë
https://parstoday.ir/sq/news/uncategorised-i25911-bayerni_fillon_bundesligën_me_goleadë
Bayern Munich ka shkatërruar me rezultat 6:0 Werder Bremenin më ndeshjen hapëse të Budesligës, teksa Lewandowski shënoi het-trikun e parë në sezonin e ri.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Gusht 26, 2016 18:08 Europe/Tirane
  • Bayerni fillon Bundesligën me goleadë

Bayern Munich ka shkatërruar me rezultat 6:0 Werder Bremenin më ndeshjen hapëse të Budesligës, teksa Lewandowski shënoi het-trikun e parë në sezonin e ri.

Carlo Ancelotti ka nisur si është më së miri kampionatin e ri me skuadrën e Bayern Munichut, pasi ka mposhtur në shtëpi Werder Bremenin me rezultat 7:0. Gjigantët bavarez edhe kësaj radhe treguan që janë ata favoritët kryesor për sezonin e ri të Bundesligës, pasi me të filluar ndeshja kaluan në epërsi me anë të Xabi Alonsos. Mesfushori spanjoll shënoi një supergol nga distanca në minutën e nëntë të takimit, teksa serinë e golave e vazhdoi sulmuesi kryesor i skuadrës, Robert Lewandowski, i cili gjeti rrjetën në minutën e 13-të dhe më këtë rezultat edhe përfundoi pjesa e parë. Pjesa e dytë nisi edhe më furishëm nga bavarezët, pasi me të filluar pjesë loja e dytë shënuan përsëri me anë të sulmuesit polak, i cili u shërbye mjaft mirë nga Thomas Muller. Listës së golashënuesve iu shtua edhe kapiteni Philipp Lahm, i cili gjeti golin në minutën e 66-të, për të thelluar epërsinë në 4:0, teksa në minutën e 73-të shënoi francezi Franck Ribery, pas asistimit të Thomas Muller, i cili ishte i treti në këtë ndeshje për të. Në vazhdim të ndeshjes, Robert Lewandowski u përkujdes të shënoi het-trikun e tij të parë në këtë kampionat, pasi shënoi në minutën e 76-të nga penalltia dhe i dha vulë rezultatit final të ndeshjes.