Reali fiton me vështirësi ndaj Celta Vigos
https://parstoday.ir/sq/news/uncategorised-i25966-reali_fiton_me_vështirësi_ndaj_celta_vigos
Real Madridi ka mposhtur në shtëpi Celta Vigon me rezultat 2:1. ‘Los Blancos’ janë treguar edhe njëherë të saktë, duke mposhtur Celta Vigon, edhe pse me shumë vështirësi.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Gusht 27, 2016 18:10 Europe/Tirane
  • Reali fiton me vështirësi ndaj Celta Vigos

Real Madridi ka mposhtur në shtëpi Celta Vigon me rezultat 2:1. ‘Los Blancos’ janë treguar edhe njëherë të saktë, duke mposhtur Celta Vigon, edhe pse me shumë vështirësi.

Djelmoshat e Zinedine Zidanes me mungesat e theksuara të Cristiano Ronaldos dhe Karim Benzemas e patën shumë të vështirë të gjejnë golin e parë. Kjo pasi, pjesa e parë ishte shumë e barabartë duke përfunduar pa gola. ‘Mbretërit’ gjetën golin e epërsisë vetëm në minutën e 60-të me anë të sulmuesit spanjoll, Alvaro Morata, i cili u gjend mirë pas topit të kthyer nga goditja e Asensios. Pas kësaj, Reali si fitoi paksa komoditet, por gaboi, pasi Celta Vigo e ndëshkoi vetëm shtatë minuta më vonë, pra në minutën e 67-të me anë të një supergoli të shënuar nga kiliani Fabien Orellana. Reali nuk u pajtua me barazimin dhe u hodh në sulm me të gjithë artilerinë, ku edhe gjeti golin e epërsisë në minutën e 81-të me anë të Toni Kroos, i cili shënoi një gol të bukur nga distanca. Në minutat në vazhdim, Reali u tregua shumë i sigurt, duke mos lejuar befasi dhe duke shënuar fitore shumë të vlefshme në fund.