Tre pikë të çmuara për Barcelonën
https://parstoday.ir/sq/news/uncategorised-i26044-tre_pikë_të_çmuara_për_barcelonën
Barcelona ka shënuar fitore edhe në xhiron e dytë të La Ligas. Katalonasit kanë triumfuar si mysafirë në stadiumin ‘San Mames’ kundër Athletic Bilbaos me rezultat minimal 1-0.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Gusht 28, 2016 17:42 Europe/Tirane
  • Tre pikë të çmuara për Barcelonën

Barcelona ka shënuar fitore edhe në xhiron e dytë të La Ligas. Katalonasit kanë triumfuar si mysafirë në stadiumin ‘San Mames’ kundër Athletic Bilbaos me rezultat minimal 1-0.

Barca kishte shumë raste që nuk i shfrytëzoi deri në minutën e njëzet të takimit, kur edhe u shënua edhe goli i epërsisë. Ishte një sulm mirë i organizuar i futbollistëve të kampionit spanjoll, kur Ivan Rakitic shënoi gol me kokë në minutën e njëzet të takimit pas një harkimi të Arda Turan. Ky i fundit pati një mundësi të mirë për të dyfishuar epërsinë, por u tregua i ngathët në sekondat e fundit të pjesës së parë. Edhe në pjesën e dytë të takimit, Barca dhe Bilbao e kërkuan rrugën e golit, por sulmuesit nuk tregoheshin të vëmendshëm në momentet vendimtare të ndeshjes. Lionnel Messi (‘70) dhe Luis Suarez (‘80) kishin raste të mira para portës së Bilbaos, megjithatë, më i suksesshëm u tregua Gorka Iraizoz. Në minutat në vazhdim më nuk pati raste dhe kështu, takimi përfundoi në dobi të Barcelonës me rezultat 1-0. Pas kësaj fitore, Barcelona zë vendin e parë të renditjes tabelore të ligës elitare spanjolle me gjashtë pikë, po aq sa ka edhe Real Madridi.