Shkencëtarët : Toka ka hyrë në një epokë të re
https://parstoday.ir/sq/news/uncategorised-i26152-shkencëtarët_toka_ka_hyrë_në_një_epokë_të_re
Planeti Tokë ka hyrë në një epokë të re të quajtur “Anthropocene” për shkak të shtrirjes së ndikimit të njerëzimit në planet, thuhet sipas një grupi shkencëtarësh.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Gusht 29, 2016 17:45 Europe/Tirane
  • Shkencëtarët : Toka ka hyrë në një epokë të re

Planeti Tokë ka hyrë në një epokë të re të quajtur “Anthropocene” për shkak të shtrirjes së ndikimit të njerëzimit në planet, thuhet sipas një grupi shkencëtarësh.

Një grup ndërkombëtar i ekspertëve, duke e shqyrtuar këtë çështje mes vete, ranë në përfundim se epoka “Anthropocene” është e vërtetë në kuptimin gjeologjik. Temperaturat e larta, nivelet e larta të detit, hiri nga lëndët djegëse, mbeturinat plastike, një rritje dramatike në erozion, përhapja e specieve të kafshëve në mbarë botën dhe grimcat radioaktive që kanë mbetur në botë si pasojë e testeve të bombave, do të kontribuojnë në ndryshimet e përhershme në shkëmbinjtë e Tokës. Njoftimi u bë në Kongresin Ndërkombëtar Gjeologjik në Afrikën e Jugut. Rekomandimi i tyre duhet të miratohet nga Bashkimi Ndërkombëtar i Shkencave Gjeologjike në mënyrë që kjo epokë të shpallet zyrtarisht dhe të hyjë në tekste mësimore. Një deklaratë e lëshuar nga grupi i ekspertëve thotë: “Koncepti Anthropocene është gjeologjikisht i vërtetë”. Ideja është se bota ka hyrë në një epokë të përcaktuar nga njerëzit, e cila ishte sugjeruar për herë të parë në vitin 2000 nga shkencëtarët Paul Crutzen dhe Eugene Stoermer.