Irani fillon mbarë eliminatoret për kupën e botës Rusia-2018
Ekipi kombëtar iranian i futbollit luajti sot ndeshjen e parë në kuadër të eliminatoreve të kampionatit botëror të futbollit Rusia-2018.
Irani u përball me Katarin para mbi 90 mijë tiforzëve të flaktë në stadiumin Azadi në Teheran, në një sfidë që u shfaq tepër e tensionuar. Ekipi iranian zhvilloi volum më të madh loje dhe e kërkoi më shumë fitoren, por edhe katariotët me kundërsulmet e rrezikshme kërkuan të fitonin pikë në Teheran. 90 minuta përfunduan pa gola, por minutat shtesë rezultuan dramatike. Një gabim i rëndë i portierit katariot mjaftoi që sulmuesit iranianë të shënojnë golin e parë në minutën 92. Katari u hodh i gjithi në sulm për të barazuar, por iranianët goditën përsëri duke shënuar golin e dytë dhe duke e nisur me fitore 2:0 rrugën e gjatë drejt kualifikimit në Rusia-2018.