Mendohuni mirë para se të vendosni për një tatuazh
https://parstoday.ir/sq/news/uncategorised-i26404-mendohuni_mirë_para_se_të_vendosni_për_një_tatuazh
Trendi i tatuazheve është shpërndarë gjerësisht në mbarë botën dhe kryesisht te të rinjtë, mirëpo disa studime tregojnë se shëndeti i njeriut mund të rrezikohet prej tyre.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shtator 01, 2016 17:23 Europe/Tirane
  • Mendohuni mirë para se të vendosni për një tatuazh

Trendi i tatuazheve është shpërndarë gjerësisht në mbarë botën dhe kryesisht te të rinjtë, mirëpo disa studime tregojnë se shëndeti i njeriut mund të rrezikohet prej tyre.

Disa ngjyra të tatuazheve përmbajnë substanca të cilat shkaktojnë tumor, njoftohet nga  disa specialistë të Britanisë së Madhe. Ata, në zbulimin e tyre më të ri kanë theksuar rrezikun e nanopartiklave nga ngjyra e tatuazheve që mbahen në shpretkë përmes gjakut dhe veshkave. Kjo e zvogëlon kapacitetin e trupit për t’u bërë ballë helmeve. Ky hulumtim i ri pajtohet me ato të mëhershmet të cilët kishin demonstruar se ngjyrat e kuqe përmbajnë merkur, ndërsa ngjyra e gjelbër dhe e kaltër përmbajnë kobalt. Këto kimikate janë shkaktarë të kancerit, prandaj duhet të keni kujdes.

Rreziku i ngjyrës së zezë

Studimi nga Dr. Georgina Serua nga Kopenhagen, ka demonstruar se ka agjentë që shkaktojnë kancerin në 13 nga 21 ngjyrat që zakonisht përdoren për tatuazhe në Evropë. Sipas hulumtimeve nga ekspertë në SHBA, ngjyra e zezë e tatuazheve prodhohet duke e përdorur benzopirenin, përbërës i cili gjatë eksperimenteve në kafshë ka dëshmuar se e shkakton kancerin në lëkurë.