Tinguj të çuditshëm erdhën nga Jupiteri në Tokë
Tinguj fantazmash të planetit “më të keq” të sistemit diellor, Jupiterit, janë kthyer prapa në Tokë përmes transmetimit nga anija kozmike Juno e NASA-s.
Anija Juno e NASA-së ka kapur pamjet më të mira deri më tani të Jupiterit, duke zbuluar stuhitë e turbullta në Polin e Veriut, si dhe zhurma dhe fishkëllima që buronin nga lartë. Agjencia e hapësirës NASA ka lëshuar një grumbull fotografish të bëra afër Jupiterit nga Juno, kur anija fluturoi 4,000km afër Jupiterit. Të dhënat e grumbulluara nga atje zbuluan gjithashtu edhe disa transmetime tingujsh të çuditshme që tregon se si tingëllon zona atje. Dr. Jonathan Nichols, një shkencëtar nga Universiteti i Leiçesterit, tha se suksesi i fundit është “mahnitës” dhe i përshkroi imazhet si “rrëqethëse”.