Bota në panik: Kafja mund të zhduket së shpejti
https://parstoday.ir/sq/news/uncategorised-i26785-bota_në_panik_kafja_mund_të_zhduket_së_shpejti
Një raport i ri nga The Climate Institute deklaron se nëse ngrohja globale vazhdon me ritëm të njëjtë, kafja mund të zhduket deri në vitin 2080.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shtator 05, 2016 18:14 Europe/Tirane
  • Bota në panik: Kafja mund të zhduket së shpejti

Një raport i ri nga The Climate Institute deklaron se nëse ngrohja globale vazhdon me ritëm të njëjtë, kafja mund të zhduket deri në vitin 2080.

Instituti parashikon se temperaturat në ngritje do e dëmtojnë tokën që përdoret për krijimin e kafes, duke e bërë atë tokë krejtësisht të padobishme për rritjen e kokrrave të kafes. Nivelet në rritje të kërpudhave dhe dëmtuesve tjerë nuk do të ndihmojnë, si dhe raporti sugjeron se si rezultat i këtyre faktorëve, gjysma e tokës pjellore për mbjelljen e kafes nuk do të jetë e aftë të prodhoj kafe deri në vitin 2050.