Conte i dëshpëruar nga barazimi me Swansean
Trajneri italian nuk ndihet aspak i lumtur pas barazimit 2-2 të Chelseat ndaj Swanseas.
Trajneri italian e ka cilësuar si humbje pikësh barazimin 2-2 ndaj Swansean, teksa nuk ka lënë pa e uruar sulmuesin Diego Costa për paraqitjen e mirë në këtë ndeshje. “Është e vështirë të flitet për lojë. Mendoj se sot kemi humbur dy pikë. Ne ishim dominues”, deklaroi Conte pas ndeshjes. “Kur ju keni mundësinë për të kryer lojën, ju duhet ta kryeni lojën. Por kjo ligë është e vështirë” “Jam shumë i lumtur për Diego Costa. Unë jam pyetur gjithmonë në lidhje me durimin e tij, por ai ka luajtur mirë sot”, përfundoi trajneri italian. Chelsea ka barazuar me Swansean me rezultat 2-2.Blutë ishin dukshëm më të mirë në këtë takim, por fati nuk ishte në anën e tyre. Goli i parë erdhi nga Diego Costa në minutën e 18-të pas një asistimi nga Oscar dhe me rezultatin 0-1 skuadrat shkuan në pushim. Në pjesën e dytë vendasit shënuan dy herë brenda tre minutave me anë të Gylfi Sigurdsson (59’) dhe Leroy Fer (62’). Por, me këtë rezultat nuk u pajtua Costa, i cili në minutën e 81-të shënoi për të barazuar rezultatin në 2-2. Por, këtë herë spanjolli shënoi një gol fantastik, i cili mund të jetë edhe më i miri i javës. Pas këtij barazimi Chelsea renditet në vendin e dytë me dhjetë pikë, dy më pak se Manchester City në vendin e parë. Kurse Swansea ngjitet në vendin e 13 me katër pikë.