Liverpool i shkakton humbjen e parë Chelseat
Liverpooli ka arritur fitore përballë Chelseat si mysafirë duke e mposhtur me rezultat 2-1.
Kjo është humbja e parë e Chelseat në këtë kampionat nën drejtimin e Antonio Contes, ndërsa ‘The Reds’ e kanë barazuar me pikë, të dyja nga dhjetë. Ndeshja nisi për Liverpoolin që arriri të shënojë në minutën e 17-të me mbrojtësin Dejan Lovren. Ishte Coutinho që harkoi në zonë dhe me një gjuajte të bukur kroati arriti të shënojë. Kur të gjithë pritën reagimin e Chelseat, në skenë doli Jordan Henderson që me një gjuajte të bukur nga 25 metra shënoi për 2-0. Në pjesën e dytë ‘Blutë’ filluan të luajnë dhe të kërkojnë golin. Por u desh të vijë minuta e 61-të kur Matic asistoi te Costa i cili shënoi golin e pestë në këtë kampionat (2-1). Pesë minuta më vonë Costa kishte edhe një rast, por gjuajtja e tij u ndal nga Simon Mignolet. Chelsea në dhjetë minutat e fundit u lëshua në sulm duke lënë prapa hapësira. Këtë nuk mundi ta shfrytëzoj Divock Origi, gjuajtjen e të cilit e priti Thibaut Courtois. Në fund londinezët u munduan por mbrojtja e Liverpool nuk lejoi.