Tifozët e Rennes i gërvishtin makinën Lenjanit, ai reagon në FB
https://parstoday.ir/sq/news/uncategorised-i28453-tifozët_e_rennes_i_gërvishtin_makinën_lenjanit_ai_reagon_në_fb
Rikthimin në skuadrën e Rennes të Ermir Lenjanit pas kalimit me huazim te një nga skuadrat më armike të këtyre të fundit, Nantes, nuk e kanë pritur mirë tifozët francezë.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shtator 19, 2016 16:44 Europe/Tirane
  • Tifozët e Rennes i gërvishtin makinën Lenjanit, ai reagon në FB

Rikthimin në skuadrën e Rennes të Ermir Lenjanit pas kalimit me huazim te një nga skuadrat më armike të këtyre të fundit, Nantes, nuk e kanë pritur mirë tifozët francezë.

Ata kanë dëmtuar makinën Porsche të mesfushorit shqiptar duke i bërë disa vija.Pas kësaj ngjarje, i menjëherëshëm ka qenë reagimi i Lenjanit në rrjetet sociale.“Kohët e fundit shumë gjëra janë shkruar mbi mua dhe kjo më ka prekur. Unë personalisht ndjehem mirë  në Rennes dhe dua të jap maksimumin për skuadrën time. Rikthimi këtu nuk ishte aspak i lehtë. Dhe mundësia për të luajtur me Rennes ishte shumë e komplikuar. Mundësia për të qëndruar në Ligën e parë franceze mu dha nga Nantes, dhe kështu më mundësuan që të isha pjesë e Euro 2016. Tani jam gati të kthehem. Ndjehem mirë fizikisht dhe dua të jap gjithçka për klubin dhe fansat”