Arsenali vazhdon tutje, Xhaka protagonist
https://parstoday.ir/sq/news/uncategorised-i28561-arsenali_vazhdon_tutje_xhaka_protagonist
Arsenali është kualifikuar në të tetën e finales së Kupës EFL pas fitores prej 0-4 në udhëtim te Nottingham Forest.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shtator 20, 2016 18:26 Europe/Tirane
  • Arsenali vazhdon tutje, Xhaka protagonist

Arsenali është kualifikuar në të tetën e finales së Kupës EFL pas fitores prej 0-4 në udhëtim te Nottingham Forest.

Vetëm një gol u shënua në pjesën e parë dhe atë një supergol. Ishte mesfushori shqiptar, Granit Xhaka, që shënoi golin më të bukur në këtë mbrëmje (23’). Topçinjtë ia dolën të shënojnë tri herë në pjesën e dytë për ta pasur të sigurt fitoren. Në këtë gjysmëlojë, protagonist ishte Lucas Perez, i cili i realizoi dy gola dhe asistoi në një tjetër. Fillimisht, ai u tregua i saktë nga pika e bardhë, ndërsa më pas shënoi nga një gabim i mbrojtjes vendase. Për rezultatin përfundimtar u kujdes Alex Oxlade-Chamberlain, i cili realizoi në minutat shtesë (90’+3). Perez ishte asistues i këtij goli. Liverpooli eliminoi Derby Countryn me rezultat të pastër 3-0 nga Kupa EFL.Serinë e golave në këtë ndeshje e nisi mbrojtësi Ragnar Klavan në minutën e 24-të. Pjesa e parë u mbyll vetëm me këtë gol, ndërsa në të dytën të kuqtë shënuan edhe dy herë.Coutinho ishte ai që gjeti rrjetën në minutën e 50-të për 2-0.Nuk vonoi shumë dhe erdhi edhe goli i tretë. Ishte Divock Origi ai që shënoi për 3-0 në minutën e 55-të. Djelmoshat e Jurgen Klopp janë futur në një seri të mirë fitoresh si në kampionat ashtu edhe në Kupë.