Rusia gati për të pushtuar hënën
https://parstoday.ir/sq/news/uncategorised-i28684-rusia_gati_për_të_pushtuar_hënën
Planet e Rusisë për ta “pushtuar” hënën kanë filluar të marrin formë.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shtator 21, 2016 18:21 Europe/Tirane
  • Rusia gati për të pushtuar hënën

Planet e Rusisë për ta “pushtuar” hënën kanë filluar të marrin formë.

Agjencia Ruse e Hapësirës ka filluar një seri eksperimentesh për të stimuluar kushtet për astronautët, thuhet sipas agjencisë Roscosmos. Rusia ka në plan që të vendosë për një kohë të gjatë 12 kozmonautë në sipërfaqen hënore më 2030.Hulumtuesit janë duke përdorur një platformë unike që stimulon gravitetin e hënës, të ndërtuar nga RSC Energia në vitet e 70’a. Testi do të përcaktojë se sa e lehtë do të ishte për kozmonautët që të ecnin në sipërfaqen e hënës dhe të dilnin nga një automjet hapësinor. Rusia shpreson që të lansojë një anije kozmike hënore në vitin 2024 për të vendosur koloni, para se të dërgonte njerëz në hënë më 2030.