Rezultat zhgënjyes për Realin
https://parstoday.ir/sq/news/uncategorised-i28687-rezultat_zhgënjyes_për_realin
Real Madridi nuk ka arritur të shënojë fitore kundër Villarrealit në Santiago Bernabeu, por është dashur të kënaqet me një barazim (1-1).
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shtator 21, 2016 18:30 Europe/Tirane
  • Rezultat zhgënjyes për Realin

Real Madridi nuk ka arritur të shënojë fitore kundër Villarrealit në Santiago Bernabeu, por është dashur të kënaqet me një barazim (1-1).

Vendasit e nisën ndeshjen në mënyrë tejet ofensive duke kërkuar që të realizonin nga minuta e parë.Mirëpo, përkundër përpjekjeve dhe rasteve të shumta, Los Blancos nuk e gjetën rrjetin pas 45 minutave të para.Për më keq ata pranuan gol. Sergio Ramos shkaktoi penalti, ndërsa Bruno Soriano ishte fantastik nga pika e bardhë (45’).Me të filluar pjesa e dytë, mbrojtësi spanjoll e përmirësoi gabimin e tij duke e barazuar rezultatin (48’).Tentativat e Mbretërve deri në mbyllje të sfidës për të shënuar, rezultuan të pasuksesshme dhe takimi përfundoi baras.Në këtë mënyrë, Real Madridi u ndal për herë të parë në këtë sezon, pasi në katër xhirot e mëparshme kishte njohur vetëm fitore.