Arsenali shkatërron Chelsean
https://parstoday.ir/sq/news/uncategorised-i29005-arsenali_shkatërron_chelsean
Arsenali ka fituar ndaj Chelseat me rezultat 3-0.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shtator 24, 2016 17:31 Europe/Tirane
  • Arsenali shkatërron Chelsean

Arsenali ka fituar ndaj Chelseat me rezultat 3-0.

Topçinjtë ishin më të mirë gjatë gjithë takimit dhe kjo ishte një fitore e merituar për Topçinjtë. Goli i parë në këtë takim erdhi në minutën e 11-të nga Alexis Sanchez, i cili shfrytëzoi një top të kthyer mbrapa nga mbrojtësi anglez, Gary Cahill. Alexis duke e festuar golin e parë në Derbin e Londrës Ndërsa pas tre minutash shënoi edhe Theo Walcott, i cili pas një asistimi nga Hector Bellerin shënoi në portën e Petr Cech. Në minutën e 40-të shënoi edhe Mesut Ozil, gjermani me një vole të bukur dërgoi ekipin e tij në pushim me rezultat 3-0. Në pjesën e dytë nuk kishte gola, edhe pse rastet nuk munguan, posaçërisht nga mysafirët. Pas kësaj fitore Arsenali ngjitet në pozitën e tretë me 13-të pikë, kurse Chesea zbret në të tetën me dhjetë pikë.