Champions League, Dortmund-Real sfida më interesante
https://parstoday.ir/sq/news/uncategorised-i29218-champions_league_dortmund_real_sfida_më_interesante
Në takimet e para të këtij raundi të dytë në fazën e grupeve të UEFA CHampons League spikat dueli që do të zhvillohet në “Signal Iduna Park” mes Borusias së Dortmundit dhe Realit të Madridit.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shtator 26, 2016 18:00 Europe/Tirane
  • Champions League, Dortmund-Real sfida më interesante

Në takimet e para të këtij raundi të dytë në fazën e grupeve të UEFA CHampons League spikat dueli që do të zhvillohet në “Signal Iduna Park” mes Borusias së Dortmundit dhe Realit të Madridit.

Verdhezinjtë po kalon një moment ideal në kampionat, megjithëse mungesat nuk janë të pakta për trajnerin Thomas Thucel . Në këtë përballje nuk do të jenë të pranishëm për shkak dëmtimi, Subotic, Durm, Marco reus, Bartra e Bender ndërsa në dyshim është edhe Schurrle. Në këtë mënyrë pritet që tekniku 43 vjecar të aktivozjë në mesfushë Dembelen, Guerreiron, Castron e Pulisic, me sulmin që do ti besohet Aubameyangut. Në kampin madrilen mungesat e vetme janë ato të Marcelos e Casemiros, ndërsa ka një cështje Ronaldo pas pakënaqësive të shfaqura nga ana e portugezit për zëvendësimin në Las Palmas, megjithatë numri 7 do të jetë titular së bashku me Gareth Bale e Benzeman. Në mesfuhsë me shumë gjasa do të rreshtohen Kovacic, Kross e Modric, teksa është ritkthyer nga dëmtimi portieri Navas. Juventusi do të përballet në transfertë me Dinamon e Zagrebit, Kampionët e italisë nuk kanë rrugë tjetër përvec fitores pas barazimti në sfidën e parë kudnër Sevillës. Allegri nuk ka shërbimet e Asamohës teksa do të vijojë të përdorë skemën 3-5-2, më qëndër të mesfushës janë ët konfirmuar Khedira, Pjanic dhe Hernanes , ndërkohë që dyshja e sulmit do të përbëhët nga argjentinasit Dibala e Higuain. Leicester City do të presë në “King Power Stadium” skuadrën e Portos. Kasper Schmeichel është ritkheyr të stërvitet me ekipin dhe pritet të jetë mes shtyllave, ndërsa në dyshim është aktivimi i Mendy. Me shumë gjasa Claudio Ranieri do ti besojë qëndrën e mesfuhsës King e Drinkwater me Mahrez në të djathtë. Sulmi do të përbëhet nga Vardy dhe Slimani. Dita e stome do të plotësohet nga sfidata Sevilla-Lyon, Sportin Lisbon-legia Warsaw,  CSKA e Moskës –Tottenham, Kopenhagen – Brugge dhe  Monaco – Bayer Leverkusen.