Shkencëtari i famshëm: “Zoti ekziston dhe drejton gjithçka, ja provat”
https://parstoday.ir/sq/news/uncategorised-i29221-shkencëtari_i_famshëm_zoti_ekziston_dhe_drejton_gjithçka_ja_provat
Michio Kaku është i njohur për kontributin e tij intensiv në shkencë, një nga shkencëtarët më të njohur dhe të respektuar, është një fizikan teorik i angazhuar për vite në studimin e teorisë së fijeve, për të cilat ishte i pari që themeloi një formulim preciz në lidhje me teorinë e fushës.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shtator 26, 2016 18:14 Europe/Tirane
  • Shkencëtari i famshëm: “Zoti ekziston dhe drejton gjithçka, ja provat”

Michio Kaku është i njohur për kontributin e tij intensiv në shkencë, një nga shkencëtarët më të njohur dhe të respektuar, është një fizikan teorik i angazhuar për vite në studimin e teorisë së fijeve, për të cilat ishte i pari që themeloi një formulim preciz në lidhje me teorinë e fushës.

Shkencëtari ka deklaruar se ka gjetur provën për ekzistencën e një force që “drejton gjithçka”. Ky pohim natyrisht që ka krijuar trazira në komunitetin shkencor dhe jo vetëm, por sidoqoftë fizikanti duke përdorur teknikën primitive Tachyon të ‘‘semi-radios’’, ka arritur në përfundimin se ne jetojmë sipas një lloj ‘Matrix-i’’: ‘Kam arritur në konkluzionin që gjendemi në një botë të krijuar nga një inteligjencë, jo shumë e ndryshme nga videolojrat e preferuara, sigurisht më komplekse dhe e paimagjinueshme’’, thotë ai. ‘Më besoni, gjithçka që gjer më sot e kemi quajtur rastësi, nuk do të ketë më asnjë kuptim, për mua është më se e qartë që ne drejtohemi sipas disa rregullave të krijuara dhe jo  të përcaktuara sipas mundësive universale, Zoti është një matematicient i madh’’ deklaroi Kaku.