Zgjerohen përmasat e krizës humanitare në Jemen
Agresionet e regjimit Al Saud kundër Jemenit kanë krijuar një krizë të rëndë humanitare për të gjithë popullin jemenas, por gjendja e fëmijëve jemenas është më alarmante.
Sulmet saudite dhe të aleatëve të regjimit Al Saud kundër Jemenit kanë vrarë mbi 6 mijë jemenas, shumica e të cilëve civilë. Mijëra të tjerë janë tani në rrezik, si rezultat i katastrofës humanitare, pasojë e këtij konflikti. Në qendrën për keq-ushqyerje në kryeqytetin Sanna, prindërit e shqetësuar sjellin për kontroll fëmijët e tyre ekstremisht të dobët dhe shumë nën peshë. FAO, Organizata për Ushqim dhe Agrokulturë paralajmëron se njerëzit po vdesin urie dhe janë në krizë për bukë, ku gjysma e popullsisë prej 14.4 milionë banorë po vuan nga uria. Zëdhënësi i UNICEF, Mohammed Al Saadi tha se 1.3 milionë fëmijë po vuajnë nga kequshqyerja akute. Sipas tij numri pritet të rritet, teksa kequshqyerja po çon fëmijët në deformime mendore e deri në vdekje.