Kuajt i dallojnë emocionet e njeriut
https://parstoday.ir/sq/news/uncategorised-i3064-kuajt_i_dallojnë_emocionet_e_njeriut
Nëse jeni të zemëruar, kali juaj sipas të gjitha gjasave do ju jap një shikim nga anash. Edhe të rrahurat e zemrës së tij do të përshpejtohen.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shkurt 11, 2016 17:25 Europe/Tirane
  • Kuajt i dallojnë emocionet e njeriut

Nëse jeni të zemëruar, kali juaj sipas të gjitha gjasave do ju jap një shikim nga anash. Edhe të rrahurat e zemrës së tij do të përshpejtohen.

Që të dyja janë indikacione se kali njeh emocionin e njeriut. Shkencëtarët e Universitetit Sussex në Britaninë e Madhe kanë përdorur fotografi të fytyrave të burrave dhe kanë vërejtur se kuajt e zbutur “reagojnë negativisht” ndaj fytyrave të zemëruara. Gjetjet janë botuar në revistën Biology Letters. Eksperimenti është bërë me 28 kuaj. “Reagimi ndaj shprehjeve të zemëruara në fytyrë ka qenë jashtëzakonisht i qartë – kishte përshpejtim të të rrahurave të zemrës, dhe kuajt kthenin kokën për të parë fytyrën e zemëruar me syrin e tyre të majtë”, ka thënë hulumtuesja Amy Smith. Rezultate të ngjashme janë konstatuar së voni edhe te qentë e shtëpisë.