Reali mega kontratë me Kroosin
https://parstoday.ir/sq/news/uncategorised-i30961-reali_mega_kontratë_me_kroosin
Real Madridi është gati që t’ia ofrojë rinovimin mesfushorit gjerman, Toni Kroos.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Tetor 12, 2016 17:29 Europe/Tirane
  • Reali mega kontratë me Kroosin

Real Madridi është gati që t’ia ofrojë rinovimin mesfushorit gjerman, Toni Kroos.

Bild shkruan se mesfushori pritet që t’i bashkohet Cristiano Ronaldos dhe Gareth Bales si një prej lojtarëve më të paguar në botë. Kroos do të përfitojë 108 milionë euro deri në vitin 2022. Kjo do të bëjë që Kroos të fitojë nga 345 mijë funte në javë, njëjtë sikurse Ronaldo dhe Bale. Ky rinovim pritet të largojë interesimin e klubeve tjera nga lojtari.