Një alarm shokues vjen nga shkencëtarët
https://parstoday.ir/sq/news/uncategorised-i30982-një_alarm_shokues_vjen_nga_shkencëtarët
A e keni pyetur ndonjëherë veten se ç'do të ndodhë nëse dielli fiket papritur?
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Tetor 12, 2016 17:38 Europe/Tirane
  • Një alarm shokues vjen nga shkencëtarët

A e keni pyetur ndonjëherë veten se ç'do të ndodhë nëse dielli fiket papritur?

Me siguri, do të kemi të bëjmë me një skenar katastrofal. Nëse është e vërtetë që cikli evolutiv i diellit duhet të mbarojë pas rreth 5 miliardë vjetësh, disa imazhe të publikuara disa javë më para nga NASA, kanë alarmuar disa shkencëtarë, të trembur për ardhjen e një epoke të re të akullt. Metereologu anglez, Paul Dorian, ka paralajmëruar se rënia e shpejtë e aktivitetit diellor mund të sinjalizojë ardhjen e një epoke të akullt. Ekspertët janë të mendimit se në vitin 2019, Toka mund të preket nga një mini-epokë e akullt, shkruan "Daily Star". Edhe një kërkim i profesoreshës Valentina Zharkov i “Northumbria University”, del në përfundim se një valë e të ftohtit mund të godasë Tokën mes viteve 2020 dhe 2050.