Juve mposht Napolin dhe merr kreun
https://parstoday.ir/sq/news/uncategorised-i3277-juve_mposht_napolin_dhe_merr_kreun
Juventusi ka arritur fitore ndaj Napolit me rezultat 1-0. Zonja e Vjetër ishte skuadra që kontrolloi lojën dhe kjo në fund iu shpagua.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shkurt 13, 2016 19:31 Europe/Tirane
  • Juve mposht Napolin dhe merr kreun

Juventusi ka arritur fitore ndaj Napolit me rezultat 1-0. Zonja e Vjetër ishte skuadra që kontrolloi lojën dhe kjo në fund iu shpagua.

Pjesa e parë ishe shumë aktive, kur mysafirët rrezikuan më anë të Raul Albiol. Ndërsa me të filluar pjesa e dytë rrezikuan me anë të Lorenzo Insignes, por porta e Gianluigi Buffon mbeti e paprekur. Por, në minutën e 63-të vendasit treguan dhëmbët me anë të Paulo Dybalas, por argjentinasi nuk arriti të tregohet i saktë. Në minutën e 88-të, Simone Zaza i dha epërsinë Juventusit, me një goditje të fortë nga distanca. Në këtë ndeshje, 90-të minuta luajti mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Elseid Hysaj, i cili ishte një nga më të mirët në fushë. Pas kësaj fitoreje, Juventusi kalon në pozitën e parë me 57 pikë, ndërsa Napoli bie në të dytën me një pikë më pak. Napoli në ndeshjen e ardhshme e pret Milanin, ndërsa Zonja e Vjetër do të jetë mysafir i Bolognas.