Nuk i kuptoni valët gravitacionale? Ky është shpjegimi më i mirë
Rëndësia e zbulimit të valëve gravitacionale – valë këto që ishin parashikuar nga Albert Ajnshtajn 100 vite më parë – është shpjeguar nga një paragraf i vetëm, i cili e thjeshtëson zbulimin shkencor.
I publikuar në Reddit, përshkrimi ishte postuar në forumin e faqes pasi përdoruesit kishin kërkuar t’i kuptonin më mirë këto valë. Kështu, çka janë këto valë për të cilat po flet e gjithë bota? Një përdorues aty i shpjegoi këto valë në mënyrën më të thjeshtë të mundshme,. Ai shkroi: “Ju e dini se, kur e hidhni një gur në pishinë, krijohen ca gurgullima, valëzime. Dhe nëse hidhni një gur më të madh, do të shihni valëzime më të mëdha. E pra, shumë kohë më parë, një burrë i zgjuar me emrin Ajnshtajn pati thënë se yjet dhe planetët bëjnë kësi lloj valëzimesh në hapësirë, dhe ai kishte përdorur pak matematikë për ta shpjeguar atë çfarë ai mendonte.” “Shumë njerëz e analizuan matematikën e tij dhe ranë dakord se ai kishte të drejtë. Por ne kurrë nuk kemi qenë në gjendje që t’i shohim këto valë më parë.” Albert Ajnshtajn parashikoi ekzistencën e valëve gravitacionale më 1916, si pjesë e teorisë së tij të relativitetit. Ai tha se objektet masive që lëvizin në hapësirë shkaktojnë kësi lloj valëzimesh në kohën e hapësirës – ose valëve gravitacionale. Shumë shkencëtarë kishin arritur pothuajse të dëshmonin ekzistencën e këtyre valëve, prej fizikanëve rusë e deri tek hulumtuesit në Institutin e Teknologjisë në Massachusetts, me dy shkencëtarë amerikanë që pothuajse kishin arritur t’i dëshmonin këto valë më 1993.Përdoruesi i Reddit vazhdoi: “Tani disa njerëz kanë ndërtuar një gjë mjaft të ndjeshme e cila përdor lazer për t’i parë këto valë, dhe ata dëshmuan se pajisja e tyre punon duke i parë këto valë nga një përplasje e madhe. Kështu tani ne do t'i shohim ato dhe do të mësojmë më shumë për hapësirën”.