Të drejtat islame të njeriut (9)
Zoti i madhëruar nëpërmjet profetëve e ka përhapur fenë e së drejtës dhe urdhëresat hyjnore në mes njerëzve. Prandaj, urdhëresat hyjnore të gjitha janë të drejta dhe të pandryshueshme.
Përshëndetje për ju dëgjues të nderuar! Jemi pranë jush me edicionin e radhës së programit “Të drejtat islame të njeriut”. Në edicionin e kaluar thamë se të gjithë njerëzit posedojnë të drejta dhe kanë për detyrë t'i ruajnë dhe t'i gëzojnë ato të drejta.
Në edicionin e kaluar gjithashtu thamë se e drejta është një çështjeje e qëndrueshme dhe e pa ndryshueshme. Prandaj, burimi i së drejtës gjithashtu duhet të jetë një çështjeje e qëndrueshme dhe e përhershme. Fetë hyjnore e konsiderojnë Zotin burim i të drejtave të njeriut, për arsye se Zoti është e Drejta. Zoti i madhëruar nëpërmjet profetëve e ka përhapur fenë e së drejtës dhe urdhëresat hyjnore në mes njerëzve. Prandaj, urdhëresat hyjnore të gjitha janë të drejta dhe të pandryshueshme. Ajo çfarë prezanton feja e së drejtës përfshinë vijat e përgjithshme të jetës dhe infrastrukturës së jetës njerëzore pa marrë parasysh dallimet e kohës dhe vendit. Këto vija kurrë nuk caktohen me anë të kontratës, për arsye se ato janë të qëndrueshme në bazë të lidhjes së veçantë të njeriut me botën. Njeriu ka një lidhje burimore me botën dhe bazat e kësaj lidhje nuk ndryshohen në bazë të dallimit të kohërave dhe të vendeve. Të drejtat e njeriut gjithashtu janë të qëndrueshme në bazë të kësaj lidhje dhe jo vetëm në bazë të çështjeve të cilat vendosen vetëm sipas kontratës nga vet njerëzit dhe janë plotësisht të ndryshme në shoqëritë e ndryshme. Prandaj, ato çfarë janë paraparë nga Zoti si të drejta të njeriut, nuk janë çështjeje të caktuara dhe të vlefshme në bazë të kontratës që mund të ndryshohen në kohëra ose vende të ndryshme. Të drejtat e njeriut duhet të kenë mesazh të njëjtë dhe burimor për të gjithë njerëzit e botës. Në këtë mënyrë një ligj i tillë nuk mund të burojë nga burime të ndryshme. Sipas pikëpamjes së fesë islame, burimi i të drejtave të njeriut duhet të jetë i përbashkët mes të gjithë njerëzve. Kjo është për arsye se e drejta është një çështjeje e qëndrueshme dhe si rezultat edhe burimi i së drejtës duhet të jetë çështjeje e qëndrueshme. Një burim mund të jetë burim për sistemimin e të drejtave të njeriut vetëm atëherë kur të jetë i pranueshëm pranë të gjithë njerëzve të botës pa marrë parasysh dallimet në tradita dhe zakone, në racë, ngjyrë, gjini etj. Për ndryshe, nëse të drejtat e njeriut do të vendosen në bazë të burimeve të tjera, atëherë nuk do të garantojnë idealet dhe nuk do të plotësojnë nevojat e të gjithë njerëzve, por do t'i përgjigjen vetëm nevojave të atij grupi i cili beson në atë burim të veçantë. Zakonisht ligjet e brendshme të vendeve hartohen në bazë të një kushtetute të unifikuar. Për hartimin e të drejtave të njeriut gjithashtu kemi nevojë për një kushtetutë botërore. Në këtë kushtetutë përcaktohen kornizat dhe linjat e përgjithshme për vendosjen e ligjeve. Tani shtrohet pyetja se cili është ai burim i përbashkët dhe global për të gjithë njerëzit dhe për të gjitha kohërat? Në edicionet e kaluara kur kemi folur rreth burimit të të drejtave të njeriut nga pikëpamja e filozofëve perëndimorë, kemi thënë se disa prej këtyre filozofëve dhe mendimtarëve si burim të ligjeve për të drejtat e njeriut e kanë prezantuar natyrën e njeriut, disa mendjen e tij, disa vullnetin e njeriut dhe disa të tjerë zakonet dhe normat. Tani dëshirojmë të shqyrtojmë disa kritika që u janë bërë këtyre teorive.
Disa mendimtarë perëndimorë besojnë se zakonet, traditat dhe normat mund të jenë përcaktuese të të drejtave të njeriut.. Në përgjigjeje ndaj kësaj pikëpamje duhet thënë se njerëzit në çdo rajon të tokës kanë kulturë, zakone dhe norma të veçanta. Karakteristikat klimatike dhe gjeografike jo vetëm që ushtrojnë ndikim të madh mbi traditat dhe zakonet, por ato ushtrojnë ndikim edhe mbi mënyrën e të menduarit dhe të bindjeve. Për shembull njerëzit që jetojnë në një rajon me klimë të ftohtë në lidhje me ligjet juridike dhe të drejtat, nuk mendojnë njësoj siç mendojnë njerëzit që jetojnë në rajone me klimë të ngrohtë. Prandaj në çdo kohë ose rajon gjeografik ekzistojnë një varg tradita, zakone dhe norma të cilat kanë dallim me ato në rajonet e tjera. Për këtë arsye zakonet dhe traditat nuk mund të jenë burim i mirë për të caktuar linjat e përgjithshme të jetës së të gjithë njerëzve. Natyrisht duhet të pranojmë se karakteristikat e veçanta të çdo populli dhe zakonet, traditat dhe normat ushtrojnë ndikim të madh në mënyrën e zbatimit të ligjeve, mirëpo ato nuk janë efikase në hartimin dhe interpretimin e ligjit të përbashkët. Deri tani është thënë se të drejtat e njeriut kanë nevojë për një burim të përbashkët. Tani duhet pyetur se njeriu a mund ta njohë këtë burim të përbashkët dhe në bazë të tij të caktojë të drejtat e njeriut? Askush pa e njohur një çështjeje, nuk mund të diskutojë rreth saj. Të diskutohet rreth të drejtave të njeriut, pa e njohur njeriun, është çështjeje e pamundur. Caktimi i të drejtave të njeriut për njerëzit nuk është e mundur pa njohjen e vetes dhe grupet e tjera njerëzore. Deri më tani asnjë psikolog ose antropolog nuk ka pretenduar se ka arritur ta njohë dhe identifikojë plotësisht njeriun me të gjitha dimensionet shpirtërore dhe psikologjike të tij. Prandaj si është e mundur që njeriu i cili nuk e njehë veten dhe njerëzit e tjerë plotësisht, të pretendojë se mund të vendosë të drejtat e njeriut për të gjithë njerëzit? Çështje e rëndësishme që duhet ta dimë është kjo që njerëzit në bazë të natyrës së tyre nuk kanë unitet dhe harmoni me njëri-tjetrin. Faktorët që bëhen shkak për partneritet, harmoni dhe bashkëpunim mes njerëzve janë kryesisht shkaqe dhe mjete materiale. Shkaqet materiale në po atë masë që bëhen shkak për krijimin e bashkëpunimit dhe harmonisë mes njerëzve, në po atë masë shkaktojnë edhe mosmarrëveshje. I vetmi faktorë që njeriu të arrijë në unitet është ky që ai të lirohet nga prangat e natyrës dhe materies. Njerëzit sa më shumë që të afrohen ndaj botës, përballen me mosmarrëveshje më të mëdha dhe sa më shumë që të marrin një jetë më hyjnore dhe të largohen nga interesat materiale, do të arrijnë në unitet. Njerëzit nuk mund të largohen nga materializmi, përveç nën dritën e shpalljes hyjnore. Prandaj, si rezultat njerëzit në shtratin e mosmarrëveshjeve dhe të interesave të shumta materiale, nuk kanë aftësinë e njohjes dhe të sistemimit të të drejtave të unifikuara dhe të përbashkëta. Çështjeje tjetër është kjo që njohja e burimeve të të drejtave të njeriut nuk është e mundur pa njohjen e botës. Njeriu ka kaluar një histori të gjatë dhe ka përpara një të ardhme të paqartë dhe me plotë të fshehta. Ai i cili do të marrë vendim në lidhje me njeriun, duhet ta njohë mirë të kaluarën dhe të ardhmen e njeriut dhe duhet ta dijë se çfarë lidhje ekziston mes njeriut dhe botës. Njeriu nuk është një qenie që mund të jetojë i vetmuar dhe pa lidhje me elementët e tjerë të sistemit të ekzistencës. Si rezultat mund të arrihet në përfundim se të drejtat e njeriut që kanë për obligim caktimin e parimeve dhe ligjeve në lidhje me njeriun, padyshim se kanë nevojë për një njohje të tillë.
Një tjetër çështjeje që vërteton paaftësinë e njeriut në njohjen dhe caktimin e burimeve për të drejtat e njeriut është kjo që njeriu zakonisht thekson në nevojën e tij dhe të shoqërisë, pa e ditur dallimin mes nevojave të vërteta dhe të pavërteta. I sëmuri që posa ka dalë nga operacioni ndjenjë etje të madhe, mirëpo mjeku i tij e dinë se kjo nevojë është e pavërtetë. Edhe në çështjet përkatëse me të drejtat e njeriut shumë prej nevojave të shoqërisë janë të kësaj natyre dhe në lidhje me këto çështjeje duhet të japë mendim ai i cili e njeh njeriun plotësisht me të gjitha aspektet e tij, se cila prej këtyre nevojave është e vërtetë dhe cila është e pavërtetë. Kur njeriu dëshiron të caktojë dhe përpilojë të drejtat e njeriut, është e natyrshme që ai veten ta konsiderojë kriter dhe standard për të njohur të drejtën dhe të padrejtën. Në këtë mënyrë ai e zgjedh çdo gjë që është në harmoni me kërkesat dhe dëshirat e tij dhe i lë anash çështjet e tjera duke mos marrë parasysh dobitë dhe interesat e krijesave të tjera të botës së ekzistencës. Ajo që sot është bërë zakon në sistemet ligjvënies njerëzore është kjo që çdo gjë që pranohet nga shumica, konsiderohet e ligjshme. Sipas pikëpamjes së feve hyjnore, kjo kurrë nuk është një rrugëzgjidhje e mençur dhe e drejtë, për arsye se kjo zgjidhje nuk siguron kërkesat dhe idealet e një grupi të madh të njerëzve. Për shkak se ekziston një grup i njerëzve që janë kundër atij ligji kurse një grup tjetër për shkak të mos informimit ose për arsye të tjera nuk kanë marrë pjesë në procesin e vendimmarrjes në lidhje me atë ligj. Nga ana tjetër, për çfarë arsye gjeneratat e ardhshme duhet ta pranojnë atë ligj i cili është vendosur në një kohë pa praninë e tyre dhe nga gjeneratat paraardhëse? Në përgjigjen ndaj kësaj pyetje mund të pretendohet se nevojat shoqërore e kanë shkaktuar një situatë të tillë. Për arsye se nuk ka mundësi që njëkohësisht të merret mendimi i secilit individ. Mirëpo në përgjigjeje duhet të themi se një problem i tillë ka lindur për shkak të zgjedhjes së një metode jo të drejtë dhe të bazave jo hyjnore për procesin e ligjvënies, prandaj pa ndryshuar këtë bazë nuk mund të mënjanohet ky problem. Mendja e mendimtarëve gjithashtu në mënyrë të vetme nuk mund të vendosë ligjet e të drejtave të njeriu. Duhet ta dimë se qëndrimi i mendimtarëve dhe intelektualëve nuk është argument i prerë në lidhje ma çfarëdo çështjeje. Për disa çështje nuk mjafton vetëm dituria e mendimtarëve dhe dijetarëve dhe të tilla janë çështjet që lidhen me vizionin (vizion quhet lloji i të menduarit dhe i të perceptuarit që ofrohet nga një shkollë rreth botës dhe ekzistencës). Caktimi i burimeve dhe nxjerrja e bazave të të drejtave të njeriut është një çështjeje bindëse dhe që lidhet me vizionin. Prandaj, mendimtarët dhe dijetarët vetëm për faktin se janë të mençur, nuk mund të konsiderojnë mendimet e tyre argument të prerë në lidhje me të drejtat e njeriut. Zoti i madhëruar në Kur’anin e shenjtë ajeti 130 i sures Bekare, thotë: “Kush tjetër përveç njeriut të mençur nuk pranon fenë e Ibrahimit a.s.?!”. Në pikëpamjen islame, mendja është ajo me anë të së cilës adhurohet Zoti. Për këtë arsye Kur’ani i shenjtë ata të cilët nuk pranojnë fenë e Ibrahimit s.a., i quan të paditur dhe të ulët. Në këtë mënyrë, nëse mendja do të jetë me kuptimin e diturisë dhe arsye, por që nuk shoqërohet me besimin në fenë hyjnore, konsiderohet padituri dhe injorancë. Nga ana tjetër, duhet marrë parasysh edhe këtë çështjeje se shumë prej njerëzve të cilët janë munduar të njohin dhe të caktojnë të drejtat e njeriut, nuk kanë qenë të mbrojtur nga sëmundja e egoizmit dhe nga interesat e tyre të ngushta. Nëse njerëzit do të shikojnë vetëm interesat e tyre personale, padyshim se do të pozicionohen kundër të drejtës dhe nëse kanë mundësi, të padrejtën do ta prezantojnë si të drejtë. Ky është veprimi që bënin dijetarët dhe mendimtarët hebre. Natyrisht se nuk duhet harruar që edhe pse njeriu në bazë të natyrës është egoist, mirëpo ai në bazë të natyrës qenësore është kërkues i Zotit. Lufta mes natyrës egoiste dhe natyrës qenësore për kërkimin e Zotit, gjithnjë ekziston në qenien e njeriut. Shumica e njerëzve janë të mishëruar me natyrën e tyre dhe nga ky aspekt natyra egoiste ngadhënjen kundrejt natyrës qenësore për kërkimin e Zotit. Mirëpo Kur’ani i shenjtë na mëson neve që bota e krijimit kalon rrugën e saj hyjnore. Njerëzit janë ata që mundohen të zhytën në detin e madh dhe ta gjejnë guacën e dëshiruar. Ata nëse e humbin rrugën, mbytën dhe bëhen mësim për të tjerët. Në fund mund të konludojmë se ligjvënia nga ana e njeriut përballet me shumë mangësi dhe dobësi. Pikërisht këto probleme janë argumente të forta që tregojnë se njeriu nuk mund të caktojë ligjet e të drejtave të njeriut. Në anën e kundërt, asnjëra prej problemeve të veçuara më lartë nuk ekzistojnë në ligjvënien hyjnore.