Guardiola tregon arsyen pse nuk pranoi stolin e Real Madridit
https://parstoday.ir/sq/news/uncategorised-i33079-guardiola_tregon_arsyen_pse_nuk_pranoi_stolin_e_real_madridit
Pep Guardiola ka folur në lidhje me mundësinë e drejtimit të ‘Mbretërve’.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Tetor 28, 2016 17:49 Europe/Tirane
  • Guardiola tregon arsyen pse nuk pranoi stolin e Real Madridit

Pep Guardiola ka folur në lidhje me mundësinë e drejtimit të ‘Mbretërve’.

Dje gjatë ditës u raportua se një mik i trajnerit të Manchester Cityt kishte shkruar në librin e tij një pjesë ku Guardiola u kërkua nga Real Madridi si zëvendësues i Rafael Benitezit. Tani pa kaluar shumë kohë është edhe vet trajneri spanjoll, i cili ka folur për ofertën e ‘Los Blancos’ drejt tij, ku ka theksuar se klubi mbretëror nuk  ka nevojë për një trajner i cili është fans i rivalit të përbetuar të tyre, Barcelonës. “Unë jam një tifoz i Barcelonës, nuk mendoj se Real Madridi ka nevojë për një menaxher si unë”, ka thënë Guardiola për mediat angleze. “Por, as unë nuk do të përshtatesha atje”, përfundoi trajneri i skuadrës angleze.