Zyrtare: Gjobë dhe suspendim për Mourinhon
Nëntor 02, 2016 16:52 Europe/Tirane
Jose Mourinho dje (e martë) është akuzuar për sjellje të pahijshme nga ana e FA.
Dhe sot ka ardhur edhe dënimi nga Federata Angleze e Futbollit. Portugezi është dënuar me 50,000 funte dhe është suspenduar për një ndeshje. E gjitha kjo erdhi për shkak të fyerjes që bëri drejtë gjyqtarit në takimin ndaj Burnleyt. Mourinho ka të drejtë ankese deri më katër nëntor.