Paralajmërim i tmerrshëm rreth alienëve
https://parstoday.ir/sq/news/uncategorised-i34351-paralajmërim_i_tmerrshëm_rreth_alienëve
Nëse i zbulojmë alienët, ata me shumë gjasë do të na zhdukin të gjithëve, ka thënë Stephen Hawking.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Nëntor 07, 2016 17:09 Europe/Tirane
  • Paralajmërim i tmerrshëm rreth alienëve

Nëse i zbulojmë alienët, ata me shumë gjasë do të na zhdukin të gjithëve, ka thënë Stephen Hawking.

Kur të biem në kontakt me alienët do të jetë sikur amerikanët nativ kur u takuan për herë të parë me Kolombon. Dhe në atë rast, gjërat “nuk shkuan aq mirë” për njerëzit që u vizituan nga ai, tha profesori Hawking. Hawking e bëri këtë paralajmërim në një film të publikuar online, “Vendet e Preferuara të Stephen Hawking”. Në këtë film ai shfaqet duke udhëtuar me një anije kozmike përreth kozmosit, duke vizituar vende të ndryshme në univers. Një nga këto vendet është Glise 832c, një planet 16 vite-dritë larg për të cilin disa kanë spekuluar se mund të përmbajë jetë. Dhe nëse ka jetë në të, mund të mos jetë mirë për neve, thotë ai. “Duke u plakur po bindem edhe më shumë se nuk jemi të vetëm”, thotë ai në video. Ai foli gjithashtu edhe për inteligjencën artificiale, për të cilën tha se mund të bëhet më e mençur se ne dhe aksidentalisht të na vrasë.