Barcelona kërkon futbollistin e Juventusit
Nëntor 09, 2016 17:15 Europe/Tirane
Barcelona po interesohet për mbrojtësin Stephan Lichtsteiner.
Drejtuesit e Barcelonës janë në kërkim të një mbrojtësi të djathtë, pasi ende nuk kanë gjetur zëvendësuesin e Dani Alves. Tuttosport shkruan se, Barcelona është kthyer sërish në garë për mbrojtësin zviceran të Juventusit, Stephan Lichtsteiner. Zvicerani ka humbur vendin e tij në skuadrën e parë dhe Barcelona do të ishte një mundësi shumë e mirë për të, sepse do të kishte mundësi të luante më shumë se në Torino.