Ukraina ndal lëvizjen e kamionëve rusë në territorin e saj
Shkurt 15, 2016 16:38 Europe/Tirane
Sot Ukraina ndaloi çdo lëvizje të kamionëve rusë në territorin e saj si kundërpërgjigje ndaj masave të ngjashme të marra nga Moska për ndalimin e lëvizjes së kamionëve ukrainas.
Ky vendim i qeverisë së Ukrainës përbën një fazë të re të luftës ekonomike të këtij vendi me Rusinë. Sipas Ministrisë së jashtme të Rusisë, mbi 100 kamionë rusë janë ndaluar në disa rajone të Ukrainës, ndërsa mbi 500 kamionë rusë me destinacion vendet e BE nuk kanë mundur të kalojnë për shkak të kufizimeve të vendosura në kufirin mes Rusisë dhe Ukrainës. Zëdhënësi i Kremlinit Dimitri Peskov dënoi ndalimin e lëvizjes së kamionëve rusë dhe shtoi se ky vendim i Kievit është në kundërshtim me ligjet ndërkombëtare.