Shkencëtarët do të mund t’i fshijnë kujtimet tuaja të këqija
https://parstoday.ir/sq/news/uncategorised-i3517-shkencëtarët_do_të_mund_t’i_fshijnë_kujtimet_tuaja_të_këqija
Shkencëtarët së shpejti do të jenë në gjendje që të hyjnë në kujtimet tuaja, t’i editojnë ato, t’i fshijnë dhe madje të ‘mbjellin’ të reja.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shkurt 15, 2016 19:14 Europe/Tirane
  • Shkencëtarët do të mund t’i fshijnë kujtimet tuaja të këqija

Shkencëtarët së shpejti do të jenë në gjendje që të hyjnë në kujtimet tuaja, t’i editojnë ato, t’i fshijnë dhe madje të ‘mbjellin’ të reja.

Një seri dokumentarësh nga PBS, i quajtur “Hakerët e Memories”, po tregon se si teknologjia moderne do ta bëjë këtë të mundur, dhe si mund të përfitojnë njerëzit nga kjo. Hulumtuesit thonë se po zbulojnë se memoria është e lakueshme, gjithmonë duke u shkruar dhe e ri-shkrueshme, jo vetëm nga ne por edhe nga të tjerët. Ata janë duke e zbuluar një mekanizëm i cili mund t’i shpjegojë dhe kontrollojë kujtimet tona.