Kjo nuk i ka ndodhur Bayernit që nga maji 2015
https://parstoday.ir/sq/news/uncategorised-i36121-kjo_nuk_i_ka_ndodhur_bayernit_që_nga_maji_2015
Edhe pse humbja nga Rostov nuk i prish punë sa i përket kualifikimit në fazën tjetër të Ligës së Kampionëve, ky dështim është një statistike e keqe për Bayern Munichun.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Nëntor 23, 2016 17:08 Europe/Tirane
  • Kjo nuk i ka ndodhur Bayernit që nga maji 2015

Edhe pse humbja nga Rostov nuk i prish punë sa i përket kualifikimit në fazën tjetër të Ligës së Kampionëve, ky dështim është një statistike e keqe për Bayern Munichun.

Bavarezët pësuan me rezultat 3-2 në xhiron e pestë dhe kanë mbetur në vend të dytë të Grupit D, tri pikë prapa Atletico Madridit që akoma nuk e ka zhvilluar ndeshjen e kësaj xhiroje. Kjo humbje erdhi pas një tjetër humbjeje në Bundesliga, në derbin ndaj Borussia Dortmundit, ku të zgjedhurit e Carlo Ancelottit pësuan humbjen e parë në kampionat me golin e Pierre-Emerick Aubameyang në minutën e 11-të. Humbja në Bundesliga dhe humbja në Ligën e Kampionëve vijnë njëra pas tjetrës dhe kjo paraqet një statistikë që nuk i ka ngjarë Bayernit qe më shumë se një vit. Dy humbje radhazi, bavarezët i kishin regjistruar në majin e vitit 2015.