Zidane i lumtur me pikën e fituar në ‘El Clasico’
‘El Clasico’ e zhvilluar sot(shtunë) në Camp Nou, nuk ka sjell fitues, pasi Barcelona dhe Real Madrid janë ndarë më barazim 1-1.
Megjithatë, ky barazim i pëlqen trajnerit të ‘Mbretërve’, i cili ndihet i lumtur me këtë pikë të marrë nga një ndeshje shumë e vështirë. “Ne jemi të lumtur me këtë pikë. Nuk ishte ndeshje e lehtë për ne. Ne shtuam pikat tona”, ka thënë Zidane pas ndeshjes. “Krijuam shumë raste për të shënuar sot, por sonte duhet theksuar edhe zemra e këtij ekipi. Edhe pse ata kaluan në epërsi, ne mbajtëm zemrën e ekipit dhe besuam përsëri në vetën tonë”. “Nuk besoj se kjo ndikon në motivimin e Barcës. Jemi gjashtë pikë larg, por kjo nuk ndryshon asgjë, sezoni është i gjatë”. “Gjyqtari? Unë nuk flas për të”, përfundoi trajneri francez.