Statistikat që bënë Ronaldo t’a fitojë ‘Topin e Artë’
Dhjetor 12, 2016 17:14 Europe/Tirane
Cristiano Ronaldo ka fituar sot ‘Topin e Artë’ për vitin 2016.
Kjo ishte edhe hera e katërt që e fiton këtë trofe të çmuar reprezentuesi portugez. Por, shtrohet pyetja se ku u bazuan ekspertët që e shpallën lojtarin më të mirë në botë CR7.Futbollisti 31-vjeçar ka fituar Ligën e Kampionëve me Real Madridin dhe është shpallur kampion i Evropës me kombëtaren e Portugalisë.Gjatë 55 takimeve në të gjitha garat sezonin e kaluar, Ronaldo shënoi 51 gola (gjashtë hat-trick) dhe pati 17 asisitime. Ndryshe, Ronaldo është favorit për të fituar edhe çmimin e ‘Lojtari i Vitit’ që e jep FIFA.
Tags