Hysaj i pëlqen Interit
https://parstoday.ir/sq/news/uncategorised-i38671-hysaj_i_pëlqen_interit
Agjenti i Elseid Hysajt zbulon se Interi pëlqen klientin e tij, por tjetër gjë është admirimi dhe tjetër është negocimi.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Dhjetor 15, 2016 17:37 Europe/Tirane
  • Hysaj i pëlqen Interit

Agjenti i Elseid Hysajt zbulon se Interi pëlqen klientin e tij, por tjetër gjë është admirimi dhe tjetër është negocimi.

Mbrojtësi i kombëtares shqiptare dhe Napolit ka nënshkruar një kontratë të re me Napolin në tetor, por ai ka edhe tjerë admirues në kampionatin italian, Serie A. “Ai është një lojtar që u pëlqen. Kur kam biseduar me drejtorin sportiv, Piero Ausilio, ai më tha se i pëlqente lojtari”, ka thënë agjenti Mario Giuffredi për Radio Kiss Kiss Napoli. “Megjithatë, të flasësh për admirim është gjë tjetër, të flasësh për negociata është tjetër”. Giuffredi gjithashtu ka folur edhe për shortin e Ligës së Kampionëve, që e sheh Napolit të ndeshet me Real Madridin në 1\16-tën.