Ben Carson; Amerika ndodhet në buzë të greminës
https://parstoday.ir/sq/news/uncategorised-i3943-ben_carson_amerika_ndodhet_në_buzë_të_greminës
Njëri nga kandidatët për zgjedhjet presidenciale në SHBA deklaroi se Amerika ndodhet në buzë të greminës.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shkurt 18, 2016 17:09 Europe/Tirane
  • Ben Carson; Amerika ndodhet në buzë të greminës

Njëri nga kandidatët për zgjedhjet presidenciale në SHBA deklaroi se Amerika ndodhet në buzë të greminës.

Ben Carson, kandidat republikan në zgjedhjet presidenciale në SHBA, në një intervistë me CNN tha se aktualisht Amerika ndodhet në prag të greminës dhe nëse vazhdojnë lojërat politike të dy partive kryesore amerikane, vendi do të gremiset. Ai shtoi; '' Nuk është aspak e logjikshme që në Amerikë mbi 20% e atyre që hyjnë në gjimnaze nuk i përfundojnë studimet, në një kohë që jemi në epokën e teknologjisë dhe informatikës.'' Ai shtoi se nuk është e logjikshme që Amerika e cila përbën 5 % të popullsisë së botës, ka 25% të të burgosurve në botë.