Partizani fiton derbin me Skënderbeun
https://parstoday.ir/sq/news/uncategorised-i39460-partizani_fiton_derbin_me_skënderbeun
Ka përfunduar java e 18-të në elitën e futbollit shqiptar me derbin e madh mes Skënderbeut dhe Partizanit.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Dhjetor 22, 2016 16:33 Europe/Tirane
  • Partizani fiton derbin me Skënderbeun

Ka përfunduar java e 18-të në elitën e futbollit shqiptar me derbin e madh mes Skënderbeut dhe Partizanit.

Takimin e fitoi skuadra nga kryeqyteti shqiptar Partizani me rezultat minimal 1-2. Në fakt vendasit e nisën më mirë ndeshjen, kur vetëm pas 10 minutash lojë, Liridon Latifi asistoi bukur tek James Adeniyi i cili kaloi kampionët në fuqi në epërsi. Mysafirët barazuan rezultat në 1-1, në minutën e 34-të kur Torasa asistoi tek Ekuban i cili shënoi pa problem për 1-1. Në pjesën e dytë, mysafirët e nisën mirë takimin ku arritën ta shënojnë edhe golin e fitores. Ishte përsëri sulmuesi afrikan, Ekuban që shënoi pas një ore lojë për fitoren e madhe të Partizanit. Pas kësaj fitore Partizani mbetet në pozitën e dytë në tabelë me 35 pikë një më pak se Kukësi në pozitën e parë, ndërkohë Skënderbeu ndodhet në pozitën e tretë me 32 pikë.