“Bayerni do ta ketë vështirë kundër Juves”
Shkurt 18, 2016 17:22 Europe/Tirane
Mesfushori i Bayern Munchen, Douglas Costa, ka thënë se përballja me Juventusin do të jetë një sfidë e vështirë.
Juve dhe “Bavarezët” do të ndeshen mesjavën që vjen në ndeshjen e parë të fazës eliminuese për Ligën e Kampionëve. Costa mendon se do të jetë ndeshje e madhe, sepse sipas tij, ballafaqohen dy skuadra të mëdha. “Ndeshja ndaj Juventusit do të jetë e vështirë, sepse do të përballen dy ekipe të mëdha. Unë kam luajtur ndeshje të tilla si lojtar i Shakhtar Donetsk. Sigurisht se do të jetë një test i rëndësishëm për ne”, ka thënë Costa.