“Bayerni do ta ketë vështirë kundër Juves”
https://parstoday.ir/sq/news/uncategorised-i3961-bayerni_do_ta_ketë_vështirë_kundër_juves
Mesfushori i Bayern Munchen, Douglas Costa, ka thënë se përballja me Juventusin do të jetë një sfidë e vështirë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shkurt 18, 2016 17:22 Europe/Tirane
  • “Bayerni do ta ketë vështirë kundër Juves”

Mesfushori i Bayern Munchen, Douglas Costa, ka thënë se përballja me Juventusin do të jetë një sfidë e vështirë.

Juve dhe “Bavarezët” do të ndeshen mesjavën që vjen në ndeshjen e parë të fazës eliminuese për Ligën e Kampionëve. Costa mendon se do të jetë ndeshje e madhe, sepse sipas tij, ballafaqohen dy skuadra të mëdha. “Ndeshja ndaj Juventusit do të jetë e vështirë, sepse do të përballen dy ekipe të mëdha. Unë kam luajtur ndeshje të tilla si lojtar i Shakhtar Donetsk. Sigurisht se do të jetë një test i rëndësishëm për ne”, ka thënë Costa.