Trump: Amerika u bë shkak për krijimin e ISIS
https://parstoday.ir/sq/news/uncategorised-i4054-trump_amerika_u_bë_shkak_për_krijimin_e_isis
Kandidati republikan për zgjedhjet presidenciale në SHBA, deklaroi se Amerika me agresionin kundër Irakut në vitin 2003, u bë shkak për krijimin e grupit terrorist ISIS.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shkurt 19, 2016 16:50 Europe/Tirane
  • Trump: Amerika u bë shkak për krijimin e ISIS

Kandidati republikan për zgjedhjet presidenciale në SHBA, deklaroi se Amerika me agresionin kundër Irakut në vitin 2003, u bë shkak për krijimin e grupit terrorist ISIS.

Donald Trump në një intervistë më CNN, kritikoi agresionin amerikan kundër Irakut dhe shtoi se akoma askush nuk e di pse Amerika ndërhyri në Irak dhe deri tani nuk është zbuluar asnjë armë e shkatërrimit në masë në këtë vend. Trump akuzoi ish presidentin Bush për këtë vendim katastrofik dhe theksoi se ky veprim u bë shkak për krijimin e ISIS dhe për nisjen e krizave të tjera në Libi dhe Siri si dhe për krizën e refugjatëve në Europë. Këto deklarata të Donald Trump bëhen në një kohë kur ISIS është krijuar me përkrahjen financiare dhe ushtarake të Uashingtonit dhe të disa vendeve perëndimore e arabe me qëllim shkatërrimin e Sirisë dhe Irakut dhe zgjerimit të sundimit të tyre në rajonin e LM.