Fiton Barca, por jo aq lehtë
Barcelona ka arritur fitore si mysafirë i Las Palmas me rezultat 1-2. Kjo nuk ishte një fitore e lehtë për katalunasit, pasi vendasit rrezikuan gjatë gjithë ndeshjes.
Goli i parë në ndeshje erdhi nga Luis Suarez në minutën e gjashtë të ndeshjes, pas një asistimi të bukur nga Jordi Alba. Por, vendasit u përgjigjen vetëm pas katër minutash me anë të Jose Willian. Kurse në minutën e 39-të erdhi edhe goli i tretë dhe i fundit në ndeshje, autor i të cilit ishte braziliani Neymar. Pjesa e dytë ishte me shumë raste nga të dy anët, por pa gola. Pas kësaj fitore Barcelona vazhdon në pozitën e parë me 63 pikë, nëntë më shumë se Atletico Madridit me një ndeshje më pak në vendin e dytë, ndërsa Las Palmas vazhdon në pozitën e 18 me 21 pikë. Ndeshja e ardhshme e Barcës është kundër Sevillas.