Shkencëtarët të hutuar me atë që po ndodh në Arktik
https://parstoday.ir/sq/news/uncategorised-i4237-shkencëtarët_të_hutuar_me_atë_që_po_ndodh_në_arktik
Të dhënat e reja nga NASA dhe nga Administrata Kombëtare Oqeanike dhe Atmosferike sugjerojnë se janari i këtij viti ishte, për globin, një muaj shumë i çuditshëm.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shkurt 20, 2016 17:34 Europe/Tirane
  • Shkencëtarët të hutuar me atë që po ndodh në Arktik

Të dhënat e reja nga NASA dhe nga Administrata Kombëtare Oqeanike dhe Atmosferike sugjerojnë se janari i këtij viti ishte, për globin, një muaj shumë i çuditshëm.

Pasi viti 2015 u regjistrua si viti më i nxehtë ndonjëherë, janari theu rekordin e nxehtësisë, duke treguar anomali të temperaturave mbi 4 gradë celcius. Ngrohja globale ka qenë veçanërisht intensive në Arktik, një fakt ky që ka kohë që njihet. Fenomeni i njohur si “përforcimi i Arktikut” kohët e fundit është bërë më i theksuar. Kjo ngrohje e pazakontë e Arktikut është shoqëruar me një nivel të ulët të masës së akullit në Arktit gjatë janarit, që normalisht nuk është kështu. Kjo ka bërë që shkencëtarët t'i rrisin shqetësimet e tyre mbi ngrohjen globale.