Rritet lulja e parë në gjithësi
https://parstoday.ir/sq/news/uncategorised-i427-rritet_lulja_e_parë_në_gjithësi
Kjo e arritur e botanikës është bërë e ditur nga astronauti Scott Kelly në llogarinë e tij në “Twitter”.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Janar 21, 2016 17:32 Europe/Tirane
  • Rritet lulja e parë në gjithësi

Kjo e arritur e botanikës është bërë e ditur nga astronauti Scott Kelly në llogarinë e tij në “Twitter”.

Rritja e bimëve në kushte të gravitacionit zero mund të jetë e vështirë, por pas muajve të tërë të eksperimentimeve, ekspertët në Stacionin hapësinor ndërkombëtar ia dolën që ta rrisnin lulen e parë në hapësirë. Bëhet fjalë për një lule që hahet e që quhet ‘zinnia’ e portokalltë. Kjo është një e arritur e madhe, meqë ofron mundësinë e përfitimit të sasive adekuate të ushqimit, me qëllim të mbajtjes në jetë të ekuipazheve gjatë misioneve me njerëz në Mars, ku furnizimet nga Toka do të ishin tepër të kufizuara. Përpos këtij përfitimi, ekspertët mendojnë se kultivimi i bimëve do të ofrojë edhe lehtësim psikologjik dhe një hobi të dobishëm për astronautët gjatë udhëtimeve të gjata në gjithësi. Të mos harrojmë se bimët prodhojnë edhe oksigjen, kështu që dobitë nga to janë enorme.