Shpërthim terrorist në Somali
https://parstoday.ir/sq/news/uncategorised-i430-shpërthim_terrorist_në_somali
Një veturë bombë ka eksploduar jashtë një restoranti bregdetar në kryeqytetin somalez, Mogadishu.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Janar 21, 2016 17:40 Europe/Tirane
  • Shpërthim terrorist në Somali

Një veturë bombë ka eksploduar jashtë një restoranti bregdetar në kryeqytetin somalez, Mogadishu.

Dëshmitarët kanë thënë se një veturë e mbushur me eksploziv shkoi në drejtim të restorantit që gjendet në plazhin e njohur Laden. Sipas tyre, më pas pesë sulmues hapën zjarr. Është ende e paqartë nëse ka pasur viktima. Ndërsa, askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin ende, por ka dyshime tek grupi terrorist al-Shabab, pasi sulme të ngjashme ka kryer në të kaluarën.