Ekipi kombëtar i Iranit, kampion i Azisë në futsal
https://parstoday.ir/sq/news/uncategorised-i4345-ekipi_kombëtar_i_iranit_kampion_i_azisë_në_futsal
Ekipi kombëtar i Iranit futsal u shpall kampion i Azisë për të 11-tën herë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shkurt 21, 2016 14:36 Europe/Tirane
  • Ekipi kombëtar i Iranit, kampion i Azisë në futsal

Ekipi kombëtar i Iranit futsal u shpall kampion i Azisë për të 11-tën herë.

Në ndeshjen finale të kampionatit të Azisë në futsal që u zhvillua sot në Tashkent të Uzbekistanit, u përballën ekipet kombëtare të Iranit dhe Uzbekistanit. Para mijëra përkrahësve uzbekë, ekipi iranian e dominoi ekipin uzbek dhe arriti të fitojë me rezultatin 2-1, duke ngritur për të 11-tën herë kupën e Azisë pa pësuar asnjë humbje. Në 14 kampionatet e Azisë në futsal, ekipi iranian është shpallur 11 herë kampion, ndërsa Japonia 3 herë. Në renditjen më të fundit të shpallur nga FIFA, ekipi kombëtar i Iranit në futsal, u rendit në vendin e 6-të në botë.