Malaga ndal Real Madridin
https://parstoday.ir/sq/news/uncategorised-i4372-malaga_ndal_real_madridin
Real Madridi nuk ka arritur ta mposhtë Malagan në ndeshjen e zhvilluar në Estadio La Rosaleda. Takimi përfundoi me shifra identike (1-1).
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shkurt 21, 2016 17:02 Europe/Tirane
  • Malaga ndal Real Madridin

Real Madridi nuk ka arritur ta mposhtë Malagan në ndeshjen e zhvilluar në Estadio La Rosaleda. Takimi përfundoi me shifra identike (1-1).

Ishte një gjysmë e parë e shkëlqyer dhe kjo falë lojës jo të mirë të mysafirëve në gjysmëfushën e vet. Los Blancos nuk dukeshin aq komodë, megjithëse ia dolën që të shënonin një gol. Pas një harkimi të Toni Kroos nga gjuajtja e lirë, Cristiano Ronaldo shënoi me kokë (33’). Mirëpo, në momentin e harkimit pati një dyshim për pozitë jashtë loje. Menjëherë pas, portugezi nxori një penalti, pasi Weligton ndërhyri pa leje në zonë. Por, goditjen e 31-vjeçarit nga pika e bardhë e ndali portieri Kameni (36’). Pas disa përpjekjeve për të realizuar, skuadra vendase ia doli që të shënonte në fraksionin e dytë. Falë një asistimi të Weligton, Raul Albentosa e barazoi rezultatin (67’). Në minutat e mbetura, Mbretërit tentuan që ta fitonin ndeshjen, por nuk u treguan efektivë. Pas javës së 25-të, Real Madridi ka 54 pikë dhe është nëntë pikë prapa liderit Barcelona.